Montag, 8. Februar 2016

Koka porosit, kurrizi paguan

Përgjimi është forma më e lartë e përgjërimit tonë për ata njerëz, të cilëve ne ju duam të mirën.
- Kalec Vullneti -

Ditët rrëshqisnin si kokrra rëre përmes gishtave të padukëshme të kohës.
TRUPI sapo kishte dalë nga turni i tretë dhe po ecte kokëulur, duke hequr këmbët zvarrë. Ai ndjehej aq i shtrydhur, aq i shfrytëzuar dhe i dërmuar, sa mezi po priste të mbërrinte në shtëpi dhe të strukej në shtrat. 
Donte të ecte më shpejtë por nuk mundej. TRURI i kishte urdhëruar këmbët të ecnin ngadalë, për të mos rrezikuar rrëzimin e TRUPIT në mes të rrugës.
Pas 20 minutash torturuese, të stërzgjatura pa mbarim nga lodhja, TRUPI arriti dikur në buzë të shtratit. 
Pasi hoqi këpucët dhe xhaketën, ai u shtri me gjithë çorape. Pa i lënë kohë TRURIT të futej në mendime, ai u lëshua në një gjum të rëndë plumb.
TRUPI nuk e honepste dot TRURIN. 
Edhe banorët e tjerë të Republiës së Kokës ishin të padurueshëm.
Ishin pikërisht ata Atje Lart, që vendsnin për gjitçka, duke i kthyer në shërbëtorë banorët e tjerë të federatës «KOKA MBI TRUP». Që nga qafa e trashur e deri poshtë te gishtat me nyje të këmbëve banonin qytetarë të dorës së dytë, shtetas të një province të madhe me autonomi të kufizuar.
Të gjithë banorët e Kokës, ose kokësorët siç i quanin ndryshe, i gënjente mëndja se ishin të veçantë, sepse ishin me shtëpi afër trurit. 
Nuk ka dalë më kot ajo shprehja « O afër detit, o afër mbretit». Kokësorët ishin afër mbretit TRU, kurse truporët kishin afër Detin e Fshikzës Urinore, një Det i Verdhë, ku nuk notonte asnjë lloj peshku.
Veç t'i shikoje kokësorët se si fryheshin, si pozonin dhe si përdridheshin! 
Më e paduruara ishte GOJA. Si zëdhënësja e TRURIT ajo pretendone të ishte e dyta në hierarkinë e federatës KOKA MBI TRUP. Herë duke qeshur, herë duke u ngërdheshur, herë me buzëqeshje dhe herë me përqeshje, ajo luante një rol të madh në imazhin publik të fytyrës. 
Fjalimet e gatëshme që i jepte TRURI, ajo i lexonte pa u menduar duke i lodhur të gjorat KORDA TË ZËRIT vënd e pa vënd. SYRI ishte akoma më mëndjemadh se GOJA, por nuk dilte hapur, sepse i ruhej gjuhës së gjatë dhe thashethemeve të saj.
Duke qenë informanti kryesor i TRURIT,  SYRIT i dukej sikur të  gjitë vareshin prej tij. Në një farë mënyre ai kishte të drejtë. Mjaftonte një turbullim i tij, një mungesë përqëndrimi, pak pluhur, një iluzion optik, (një ëndërr me sy hapur siç i quan populli), për të zhytur në kaos, anarshi dhe pasiguri të gjithë federatën KOKA MBI TRUP.
Veshi nga ana e tij e dinte veten edhe më të mirë se SYRI. 
Unë "shoh" ato që nuk i sheh SYRI!- mendonte veshi. Unë "shoh" erën, zhurmat, meloditë, këngët, ulërimat, mallkimet, urimet, oshëtimat, jehonat, ofshamat, rrënkimet, thashethemet, premtimet, fjalimet, brohoritjet, pëshpërimat dhe ankimet. SYRI sheh vetëm objektet, kurse unë "shoh" shpirtin e botës, i cili u lind bashkë me ulërimat e Shpërthimt të Madh (Big Bang).
Edhe HUNDA nuk ishte pa pretendime. Ajo futej kudo dhe shpesh dilte e zhgënjyer sepse shpesh në vënd të aromës së luleve, vajzave, parfumeve, erës së gjellëve, shampos e verërave, ajo befasohej nga erëra të këqia.
Arjan A Bejko

1 Kommentar:

  1. Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund të shërojnë. Unë kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që ata kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( dawnacuna314@gmail.com )
    Whatsapp:+2349046229159/
    +3550685677099

    AntwortenLöschen